Politika e Privatësisë
Përditësuar së fundmi: 11 Tetor 2026 · Versioni terms-2026-10
Kjo politikë vlen për faqen www.mesojme.com dhe aplikacionin app.mesojme.com. Mësojmë është një platformë falas me ushtrime në shqip për parashkollorin dhe klasat 1–5. Shumë nga përdoruesit tanë janë fëmijë, prandaj mbledhim sa më pak të dhëna.
1) Kush i përpunon të dhënat
- Të dhënat i përpunon Mësojmë, që e ofron dhe e mirëmban këtë shërbim.
- Për çdo pyetje ose kërkesë për privatësinë, na shkruani te info@mesojme.com. Ky është kontakti ynë zyrtar për të dhënat personale.
2) Kush mund të hapë llogari
- Prindi ose kujdestari ligjor, 18 vjeç ose më shumë, e hap llogarinë për fëmijën dhe i pranon këto kushte në emër të tij. Email-i dhe fjalëkalimi janë të prindit.
- Nxënësi 16 vjeç ose më shumë mund ta hapë llogarinë vetë.
- Mësuesi, 18 vjeç ose më shumë, mund të hapë llogari për të provuar përmbajtjen. Mësuesi nuk hap llogari për nxënësit.
- Kur nxënësi tregon se është nën 16 vjeç, aplikacioni i kërkon që llogarinë ta hapë prindi. Përgjigjen për moshën nuk e ruajmë.
- Para regjistrimit, personi konfirmon rolin dhe moshën e tij te teksti pranë butonit të regjistrimit. Ky konfirmim ruhet me llogarinë.
3) Çfarë të dhënash mbledhim
- Llogaria: email-i dhe fjalëkalimi, që ruhet vetëm i koduar. Nëse regjistroheni me Google, marrim email-in, emrin dhe foton që Google ndan me ne.
- Konfirmimi i regjistrimit: roli (prind, nxënës ose mësues), konfirmimi i moshës (prind ose kujdestar, 16 vjeç ose më shumë, ose i rritur), versioni i këtyre kushteve, koha e regjistrimit dhe koha kur u konfirmua email-i.
- Profili: emri që shfaqet në aplikacion, klasa, lënda e preferuar dhe, nëse e ngarkoni, një foto profili. Ju këshillojmë që për fëmijën të përdorni vetëm emrin e parë ose një nofkë.
- Mësimi: modulet e përfunduara dhe progresi në to, pikët XP, arritjet dhe pikët XP të fituara nga testet. Rezultatet e lojërave nuk ruhen.
- Mesazhet: komentet që na dërgoni nga aplikacioni dhe përgjigjet tona.
- Përdorimi: veprime brenda aplikacionit, si hapja e një faqeje ose fillimi i një loje apo testi, me faqen ku ndodhën, faqen nga erdhët dhe një identifikues sesioni që fshihet kur mbyllni skedën.
- Statistikat e vizitave: numra të përgjithshëm vizitash, pa cookies.
- Të dhëna teknike: adresa IP dhe lloji i shfletuesit në regjistrat e sigurisë së ofruesve tanë.
Nuk mbledhim datën e lindjes, moshën, mbiemrin, adresën, qytetin, shtetin, numrin e telefonit apo të dhëna pagese. Në Mësojmë nuk ka reklama, dhe të dhënat nuk i shesim.
4) Pse i përdorim dhe mbi çfarë baze
- Për t'ju dhënë llogarinë, hyrjen dhe sigurinë e saj, dhe për të ruajtur progresin, pikët XP dhe arritjet: sepse janë të nevojshme për shërbimin që kërkoni.
- Për t'ju sugjeruar mësimin tjetër sipas klasës dhe lëndës së zgjedhur: sepse është pjesë e shërbimit.
- Për të ruajtur konfirmimin e regjistrimit: që të tregojmë se llogarinë e hapi personi i duhur, siç e kërkojnë rregullat për të dhënat e fëmijëve.
- Për statistikat e përdorimit: për të kuptuar çfarë funksionon dhe për të përmirësuar ushtrimet, në interesin tonë të ligjshëm. Nuk i përdorim për reklama.
- Për email-e: konfirmimi i llogarisë dhe rivendosja e fjalëkalimit, si pjesë e shërbimit; dhe një email në javët e para që kërkon mendimin tuaj për aplikacionin, në interesin tonë të ligjshëm. Nëse nuk dëshironi email të tillë, na shkruani.
- Për t'iu përgjigjur mesazheve dhe kërkesave tuaja.
5) Me kë i ndajmë
Të dhënat mund t'i ndajmë me palë të treta që na ndihmojnë ta mbajmë shërbimin në punë, vetëm sa u nevojitet dhe vetëm për këto qëllime:
- ruajtja e të dhënave, hyrja në llogari dhe ruajtja e fotove të profilit;
- hostimi i faqes dhe i aplikacionit dhe statistikat e vizitave;
- hyrja me një llogari tjetër, vetëm kur e zgjidhni vetë;
- dërgimi i email-eve.
Disa nga këto palë i përpunojnë të dhënat jashtë Shqipërisë dhe Kosovës. Ne mbështetemi te kushtet e përpunimit të të dhënave që ato ofrojnë. Të dhënat mund t'ua japim autoriteteve vetëm kur ligji na detyron.
6) Sa kohë i mbajmë
- Llogarinë, profilin, progresin, pikët XP, arritjet dhe mesazhet i mbajmë derisa ta fshini llogarinë.
- Kur fshini llogarinë, këto të dhëna dhe fotoja e profilit fshihen menjëherë. Hapat janë te Fshi Llogarinë.
- Veprimet e përdorimit mbeten pa asnjë lidhje me llogarinë tuaj dhe përdoren vetëm për statistika të përgjithshme.
- Kopjet rezervë që mban ofruesi i bazës së të dhënave zëvendësohen automatikisht pas një periudhe të shkurtër.
- Regjistrat e email-eve të dërguara i mban ofruesi i email-it për një kohë të shkurtër.
7) Fëmijët
- Fëmijët nën 16 vjeç nuk hapin llogari vetë. Llogarinë e hap dhe e menaxhon prindi ose kujdestari.
- Prindi mund t'i shohë, t'i ndryshojë ose t'i fshijë të dhënat e fëmijës nga Profili, ose duke na shkruar.
- Në Mësojmë nuk ka bisedë mes përdoruesve, profile publike apo reklama.
- Nëse mësojmë se një fëmijë nën 16 vjeç ka hapur llogari pa prindin, e fshijmë llogarinë.
8) Të drejtat tuaja
- Të shihni të dhënat që mbajmë për ju dhe të merrni një kopje të tyre.
- T'i korrigjoni: emrin, klasën, lëndën dhe foton i ndryshoni vetë te Profili.
- T'i fshini: llogarinë e fshini vetë te Profili → Cilësimet, ose me kërkesë. Shihni Fshi Llogarinë.
- Të kundërshtoni ose të kufizoni një përdorim të caktuar, si email-et që kërkojnë mendimin tuaj.
- Ta tërhiqni pranimin tuaj në çdo kohë duke fshirë llogarinë.
- Të bëni ankesë te autoriteti për mbrojtjen e të dhënave: në Shqipëri, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale; në Kosovë, Agjencia për Informim dhe Privatësi.
Për çdo kërkesë, na shkruani te info@mesojme.com. Përgjigjemi brenda 30 ditëve dhe mund t'ju kërkojmë të konfirmoni se llogaria është e juaja.
9) Cookies dhe ruajtja në shfletues
- Cookies të domosdoshme për t'ju mbajtur të kyçur në llogari.
- Një cookie e përkohshme gjatë regjistrimit me Google, që mban rolin që zgjodhët.
- Identifikuesi i sesionit për statistikat e përdorimit ruhet në skedë dhe fshihet kur e mbyllni.
- Cilësimet (pamja, zëri, njoftimet) ruhen vetëm në shfletuesin tuaj.
- Nuk përdorim cookies për reklama ose për t'ju ndjekur në faqe të tjera.
10) Siguria
Të gjitha lidhjet bëhen me HTTPS, fjalëkalimet ruhen të koduara, fotot e profilit ruhen në hapësirë private dhe qasja në të dhëna kufizohet. Nëse ndodh një incident që prek të dhënat tuaja, ju njoftojmë dhe njoftojmë autoritetin sipas ligjit.
11) Ndryshimet në këtë politikë
Kur e ndryshojmë këtë politikë, ndryshojmë datën dhe versionin në krye të faqes. Për ndryshime të rëndësishme ju njoftojmë me email ose në aplikacion. Shihni edhe Kushtet e Përdorimit.